Tirana është përfshirë nga të gjitha anët e saj në protestë! Gjimnazistë dhe studentë kanë bojkotuar mësimin dhe po protestojnë.
Siç u transmetua nga pamjet live, një grup të rinjsh po vijojnë marshimin drejt rrugës së Elbasanit, ndërkohë që vijon sulmi ndaj sinjalistikës rrugore.
Një grup të rinjsh kanë dëmtuar me sende të forta semaforin, duke e shkatërruar atë.
