Tensione janë shënuar para Parlamentit, ku studentët dhe gjimnazistët janë përballur me forcat e policisë gjatë protestës së tyre.
Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj të rinjve, duke përshkallëzuar situatën në zonën përreth institucionit. Si pasojë e gazit, disa prej protestuesve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Ndërkohë, disa persona u kanë ardhur në ndihmë të rinjve, duke u shpëlarë fytyrën me ujë fiziologjik për të lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
