Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend, duke shprehur mbështetje për mesazhin e Presidentit Bajram Begaj.
Në mesazhin e publikuar, OSBE bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.
Më tej, ata shprehin gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e një dialogu të tillë nëse do t’u kërkohet.
Reagimi i plotë:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.
Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet.
