Një numër i lartë të rinjsh dhe studentësh janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, duke tejmbushur Bulevardin në protestën ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Protesta vijon mes tensioneve të larta, ndërsa në Bulevard janë dislokuar forca të shumta policie. Pranë tyre ndodhet edhe autoboti i ujit, i cili herë pas here hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Të rinjtë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar qeverinë, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshime politike po shoqërojnë tubimin në kryeqytet.

Revolta nuk është kufizuar vetëm në Tiranë. Pas bojkotimit të mësimit, studentët i janë bashkuar protestave edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Korçën dhe Shkodrën.

Pjesëmarrja e lartë e të rinjve dhe përhapja e protestave në disa qytete shtojnë presionin mbi qeverinë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe përgjigje për shqetësimet e tyre.

Situata në Bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon para godinës së Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb