Një studente është përballur në avion me deputetin socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshorten e tij, Delina Fico. Në videon e publikuar, dëgjohet teksa e reja i drejtohet socialistit me fjalët “më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”. Çuçi, Fico dhe studentja shkëmbejnë replika në avion.
Gjatë këtij debati, studentes i është marrë edhe telefoni nga dora.
