Situata paraqitet problematike edhe në Kurbin, ku protestuesit janë vendosur përballë godinës së Bashkisë. Siç shihet nga pamjet, në pjesën e jashtme të institucionit është vendosur zjarr.
Ndërkohë, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protesta në Kurbin zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa pakënaqësia ndaj qeverisë po shoqërohet me tubime edhe jashtë Tiranës.
