Derbi mes Tiranës dhe Dinamos do të zhvillohet këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në kuadër të javës së nëntë të kampionatit Abissnet Superiore.

Përballja mes dy skuadrave kryeqytetase nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi impianti nuk është ende gati për të pritur ndeshje të kampionatit. Ndërkohë, zhvillimi i takimit në “Air Albania” është konsideruar i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet dhe angazhimit të forcave të rendit.

Në këto rrethana, stadiumi i Durrësit është caktuar si vendi ku do të zhvillohet kjo përballje, e cila ka rëndësi për të dyja skuadrat në garën e kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb