Avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar reagimin e institucioneve të drejtësisë ndaj dhunës gjatë protestave, si dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve.
Hazizaj u shpreh se Prokuroria ka detyrimin të nisë hetimet për ngjarjet që përfshijnë dhunë dhe veprime të mundshme të paligjshme, ndërsa theksoi se puna e saj nuk matet me reagime të menjëhershme publike, por me procedura dhe dokumentacion.
Avokati u ndal edhe te retorika e kryeministrit Rama, duke kritikuar përdorimin e vazhdueshëm të fjalës “burg” në deklaratat e tij, nga viti 2013 deri në vitin 2026.
“Prokuroria kushdo qoftë ajo, gjatë kohës që ngjarja ndodh dhuna iniciohet ka pasoja është e detyruar edhe kryesisht të fillojë hetimin e një ngjarje e një vepra. Dhe duhet të jenë dhe janë regjistruar, dhe më tej pse kjo dhe nga SPAK, veprime abitrare që kanë të bëjnë me shpërdorim detyre. Nuk kemi arsye të themi që Prokuroria nuk ka vepruar, Prokuroria nuk vepron me shkop por me letra. Prokuroria ka konstatuar arrestim të paligjshëm. Mua më shqetëson fakti që si një njeri e fillon me terminologjinë burg në 2013 dhe mbaron në 2026 prapë më terminologjinë burg. Si një njeri për 14 vite nuk i ka ndryshuar nocioni intelektual dhe mendor të tij dhe i ka ngelur mendja burgu. Kur një njeri e fillon dhe po e mbaron me fjalën burg, çfarë pret që prokuroria të bëjë diçka më tepër. Prokuroria shënon. Por ky ka demoralizuar të gjitha institucionet, i ka deformuar. Ata që do vijnë pas këtij, do kenë detyrë shumë të vështirë për të profilizuar institucionet. Pa e mbrojtur Prokurorinë, por këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë ngelur janë ata që i mbajti me të përkëdhelur në 2016. Rreshti i njerëzve që janë penalizuar nga SPAK i ka shitur për të mbrojtur veten, sic do shesë policët për të mbrojtur veten, si çdo shesë qeverinë për të mbrojtur veten”, tha ai.
