Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke u shprehur se do të mbështesë shqiptarët dhe familjet e tyre.

Blakman tha se ka shumë miq shqiptarë dhe se ata janë një komunitet punëtor, që synon një jetë më të mirë, vende pune cilësore, taksa më të ulëta, më shumë siguri dhe arsim më të mirë për fëmijët.

Kandidati për guvernator theksoi se shqiptarët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të jetës amerikane, përfshirë shkencën, arsimin, teknologjinë dhe drejtësinë. Ai shtoi se do të mbështesë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj familjes dhe punës.

Sa i përket politikave të emigracionit, ai u shpreh se mbështet largimin e emigrantëve me të dhëna kriminale, ndërsa për ata që ndodhen në SHBA pa dokumentacion të rregullt, por që nuk janë përfshirë në krime, tha se duhet të ketë mundësi për të jetuar dhe punuar në vend.

Bruce Blakman : Kam shumë miq shqiptaro-amerikanë janë popull punëtor, duan jetë më të mirë, vende të mira pune, taksa më të ulëta, duan siguri, komunitete dhe edukim më të mirë për fëmijët.
Shqiptarët kanë kontribuar këtu në shkencë, arsim, teknologji, në ligj, do të mbështes shqiptaro-amerikanët sepse punojnë shumë çdo ditë punojnë për një jetë më të mirë për familjet e tyre. Shqiptarët janë njerëz familjarë, kujdesen për fëmijët dhe mbesat. Do të kenë Guvernator dikë që kujdeset për fëmijët e tyre.

Jam shumë i vendosur, për të larguar emigrantët me të dhëna kriminale, por emigrantëve të paligjshëm që nuk janë të përfshirë në krime, duhet t’u jepet një mundësi për të jetuar dhe punuar në SHBA.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb