Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier, ku një e moshuar është përplasur nga një makinë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Volkswagen Passat”, me targa AB 342 GR, ka goditur të moshuarën, e cila ndodhej në këmbë në anë të rrugës. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë në këtë segment rrugor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: