Ernest Muçi ishte protagonist absolut i ndeshjes që Trabzonspor fitoi me shifrat 4-3 ndaj Rizespor. Ai dha 3 asiste, ndërsa ishte protagonist edhe në golin tjetër.
Kjo e bëri atë futbollistin e parë që jepte 3 asiste në një ndeshje në këtë sezon në Turqi, ndërsa e vendosi me 5 asiste në kreun e renditjes së kësaj kategorie për sezonin aktual. Në këtë sezon, ai ka realizuar dy gola.
