Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj, duke ngritur pikëpyetje për qëndrimin e qeverisë dhe të SPAK-ut në këtë çështje.

Analisti vuri në dukje se kryeministri nuk ka përdorur për Ballukun të njëjtën gjuhë që ka përdorur më herët për zyrtarë të tjerë, duke iu referuar shprehjes së tij se dikush “ha kumbulla pas shpine”.

Murati u ndal edhe te mungesa e një mase sigurie ndaj Ballukut, duke theksuar se, nëse ekzistojnë prova të reja dhe kushte që lidhen me rrezikun e ndikimit te dëshmitarët, organet e drejtësisë duhet të zbatojnë ligjin.

“Minimalisht duhet të zbatohet ligji dhe duhet të ketë një masë sigurie. As detyrim paraqitjeje, as arrest shtëpie nuk ka”, u shpreh Murati në “Prime News24”.

Sipas tij, fakti që prokuroria mund të ketë vepruar me standarde të ndryshme në raste të ngjashme e bën të domosdoshme transparencën për vendimmarrjen e saj.

“Fakti që ka treguar dy standarde në sjellje, prokuroria duhet të bëjë transparencë, minimalisht”, deklaroi analisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb