Pas transferimit të Erion Veliajt në burgun e Fierit, nëna e tij, Shqiponja Veliaj, ka mbërritur në ambientet e institucionit për të takuar të birin.
Ajo është fotografuar me një çantë me ushqime me vete, ndërsa pret të zhvillojë takimin me kryebashkiakun e Tiranës.
Veliaj u transferua ditën e djeshme në burgun e Fierit, ndërsa mbetet në pritje të zhvillimit të takimit me të ëmën, sipas procedurave të institucionit.
