Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka deklaruar se familja pret që Gjykata e Apelit të lërë në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli dhe Granit Plava, si dhe të japë të njëjtin dënim për Kushtrim Kokallën.
Ademaj theksoi se familja kërkon drejtësi për vrasjen e Liridonës dhe shpreson që vendimi i Apelit të jetë në përputhje me pritshmëritë e tyre.
“Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin dhe Granitin, me burgim të përjetshëm, dhe presim që edhe për Kushtrimin të jepet vendimi me burgim të përjetshëm. Shpresojmë që lufta ndaj femicidit të përfundojë njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Leonard Ademaj.
Familja e Liridonës vijon të kërkojë dënimin maksimal për personat e akuzuar për përfshirjen në vrasjen e saj, ndërsa tashmë pritshmëritë janë për vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit.
