Analisti Fatos Lubonja, në Prime News24 u pyet për protestën e studentëve dhe rolin e PD-së.
Sipas Lubonjës, PD duhej të kishte një rol më bindë dhe duhej të vepronte ndryshe në këtë zemërim popullor.
“Protestat mund të jenë edhe të dhunshme, mund ta quajmë, pasi janë protesta. Opozita ka punë për të bërë, nuk i mjaftojnë denoncimet. Roli i opozitës duhet të ishte më konstruktiv. Roli i tyre duhet të ishte më bindës.
PD dhe ndikimi te protesta- Është problematike, ka kontradiksionet e veta. Nuk është puna e PD-së, pas 100 e ca ditësh protestë, kemi dëgjuar njerëz të lodhur nga heshtja, që ky nuk rrëzohet pa dhunë. Unë mendoj që dhuna nuk është e lidhur me PD-në. PD është pjesë e shqiptarëve, dhuna pastaj ka problemet e veta.
Dhuna tregon shkallën e zemërimit, ndërsa nga ana tjetër frikëson”, tha ai mes të tjerash.
