Humbja 2-0 ndaj Juventusit ka shkaktuar tensione në kampin e Napolit. Sipas gazetës Il Mattino, Massimiliano Allegri ka reaguar ashpër në dhomat e zhveshjes, duke kritikuar lojtarët për paraqitjen dhe mungesën e karakterit në një ndeshje me rëndësi të veçantë.
Pavarësisht zhgënjimit, pozicioni i trajnerit nuk është në rrezik. Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë, duke respektuar kontratën trevjeçare të firmosur me teknikun italian.
Ndërkohë, presidenti Aurelio De Laurentiis është i shqetësuar edhe për dëmtimet e shumta që kanë goditur skuadrën. Ai ka kërkuar shpjegime nga përgjegjësi i stafit mjekësor, doktor De Luca, për numrin e lartë të mungesave.
Në prag të sfidave me Porton në Champions League dhe Lazion në kampionat, Napoli kërkon të reagojë për të dalë nga momenti i vështirë. Megjithatë, një gjë duket e sigurt: Allegri do të vazhdojë të jetë në stolin e napolitanëve, pasi për momentin pavarësisht ulje ngritjeve në rezultate të ekipit napoletan ai nuk rrezikon stolin.
