Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstatoi sot se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkelur detyrimin ligjor për të njoftuar gjykatën mbi transferimin e Erion Veliajt.

Ky është konstatimi i parë gjyqësor i një shkeljeje në procedurën e transferimit, të cilin Veliaj e ka cilësuar publikisht si një “rrëmbim”,  theksohet në argumentet e palës mbrojtëse të Veliajt.

“Konstatimi i sotëm nuk e shteron çështjen e ligjshmërisë së transferimit. Përkundrazi, ai shton nevojën për të sqaruar mbi çfarë baze ligjore, me urdhër të kujt dhe për cilat arsye është vendosur dhe ekzekutuar transferimi.

Ligjshmëria e veprimeve të administratës penitenciare nuk mund të jetë çështje diskrecioni të pakontrolluar”, theksohet më tej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb