Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e ftuar në emisionin “Prime News24”, komentoi çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur në lidhje me hetimet për aferat me tenderat publikë.

Koçeku u shpreh se pandëshkueshmëria është kthyer në një fenomen të rrënjosur në institucionet shqiptare dhe se, sipas saj, për ta luftuar atë nuk mjafton vetëm ndëshkimi i individëve, por duhet të ndryshojë vetë sistemi.

“Pandëshkueshmëria ligjore është bërë ligj në vetvete dhe është bërë një mentalitet shumë i thellë që mban në këmbë institucionet. Duhet të goditet fenomeni, vetë sistemi, sepse nuk mjaftojnë vetëm individët. Drejtësia duhet të funksionojë dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë ligjore. Përballë drejtësisë dhe përballë popullit nuk ka të plotfuqishëm. Kjo është ajo që kanë kërkuar prej kohësh protestuesit në shesh”, deklaroi Koçeku.

E pyetur nëse Belinda Balluku vijon të ketë ndikim në qeveri, pavarësisht hetimeve ndaj saj, deputetja e pavarur u përgjigj se prania e saj në Kuvend nënkupton se ajo ruan ndikim në sferën e pushtetit.

“Sa kohë është prezente në Kuvend, nuk mohohet ndikimi në sferën e pushtetit”, u shpreh Koçeku.

Marjana Koçeku : Pandëshkueshmëria ligjore është bërë ligj në vetvete dhe është bërë një mentalitet shumë i thellë që mban në këmbë institucionet. Duhet të goditet fenomeni, vetë sistemi sepse nuk mjaftojnë vetëm individët. Drejtësia duhet të funksionojë dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë ligjore. Përballë drejtësisë dhe përballë popullit nuk ka të plotfuqishëm. Kjo është ajo që kanë kërkuar prej kohësh protestuesit në shesh.

Pyetje: A ka ndikim Balluku në qeveri?
Koçeku : Sa kohë është prezente në Kuvend nuk mohohet ndikimi në sferën e pushtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb