Në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, dhe kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një takim me studentë, duke përcjellë edhe një mesazh lidhur me protestat dhe dialogun me të rinjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se me studentët kishte zhvilluar një diskutim, për të cilin kanë rënë dakord që të mos publikohen për momentin përmbajtja dhe debatet, por vetëm pamjet nga takimi.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që “çuditërisht” më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre. To be continued..”, shkruan Rama.

Krahas mesazhit, kryeministri ka publikuar edhe një video me momente nga takimi me studentët.

Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, për punën e saj në afrimin e të rinjve me institucionin.

“Me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin, por vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: