Kushtet atmosferike janë përkeqësuar këtë të shtunë në Qarkun e Dibrës, ku ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri në zonat malore.

Reshjet kanë përfshirë edhe zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit, ku breshëri ka krijuar një shtresë në rrugë.

Situata paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në Rrugën e Arbrit, në drejtim të Tiranës apo Dibrës. Për këtë arsye, shoferëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi prania e breshërit në asfalt mund të shkaktojë rrëshqitje dhe aksidente.

Ndërkohë, problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike. Në disa zona të qarkut mungesa e energjisë vazhdon, ndërsa grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit për abonentët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb