Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS në Tiranë, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas tij është duke mbajtur një qëndrim të gabuar ndaj vetë kryeministrit dhe Partisë Socialiste.

Rama tha se nuk kërkon që ta gjykojë, megjithatë shton se do e gjykojnë me ashpërsi politike këdo në Bashkinë e Tiranës që zbaton kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë.

“Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë bën, por vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, në raport me mua dhe PS. Por do e gjykojmë me ashpërsi politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do e zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të Bashkisë, qofshin shërbëtore politik si Elona lala apo qytetarë demokratët që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë Tiranës. Mungesa e kryebashkiakut është problem shumë planesh dhe ne do e zgjidhim më 9 maj. Me fitoren e Tiranës”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb