SHKUP- Tërmetet që kanë goditur sot Maqedoninë që prej orës 7 të mëngjesit, kanë frikësuar banorët. Përveç dëmeve materiale, persona të lënduar dhe frikës mes banorëve, në Studeniçan të Shkupit ka ndodhur diçka e frikshme.
Siç raportojnë mediat vendase, nga çezmat e fshatit Studeniçan pas tërmetit ka rrjedhur ujë i kuq. Kjo ndoshta ndodh nga përzierja e ujit me dhe.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1327648920609290/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Në Shkup sot janë regjistruar 3 tërmete të forta, dhe disa lëkundje më të lehta. Një në mëngjes në orën 7, një rreth orës 15:10; dhe një në orë 16:47; 2.1 ballë.
(el.sp/BalkanWeb)