TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit të Qarkut Dibër, Rakip Suli.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë gjykatës për “BalkanWeb”. Opozita akuzoi djalin e Sulit se kishte lidhur një kontratë qiraje me OSHEE, duke shfrytëzuar kështu postin e babait të tij. Më herët PD paraqiti kërkesën e saj për heqje të mandatit për Sulin, pasi sipas ai kishte shkelur ligjin, duke përfituar fonde publike nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Refuzimi i kësaj kërkesë është e dyta në radhë, pasi më herët Gjykata Kushtetuese nuk pranoi heqjen e mandatit edhe për deputeten Valentina Leskaj. Kushtetuesja pranoi kërkesën për heqje mandati vetëm të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: