TIRANE – E prezantuar në ekranin shqiptar si “vajza e motit”, Floriana Garo e ka lënë njëherë e përgjithmonë këtë etiketim, së bashku me punën e saj në “ABC News” si prezantuesja e motit. Moderatorja, e përkushtuar në emisionin e saj “Jo vetëm modë”, është zëvendësuar nga një vajzë e re, me emrin Brikena Prifti.

floriana garo

Por, ndonëse emri nuk është shumë i lakuar, vajza që i “rrëmbeu” punën Garos nuk është e panjohur për ekranin. Më herët, ajo ka qenë e angazhuar në spektaklin e së dielës në “Top Channel”, “E Diell”. Vajza që do të zëvendësojë Garon njihet edhe për përvojën e saj si modele. Pasarelat dhe setet fotografike kanë qenë habitati i saj, derisa vendosi që dëshira më e madhe ishte të bëhej pjesë e televizionit.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb