Kjo dietë është e përsosur për çdo njeri që nuk dëshiron të mendojë se çfarë duhet të hajë, pasi plani i kësaj diete është shumë i thjeshtë.

Kjo dietë ka pak përbërës dhe zgjat 10 deri 14 ditë, shkruan Telegrafi.

Produktet që mund t’i konsumoni gjatë kësaj diete:

– Dy vezë të ziera, 150g ton (pa vaj) apo 15g gjoks pule
– Dy patate të mëdha të ziera apo tri rriska bukë integrale
– 500g fruta organik

Pijet: Çaj, kafe pa sheqer (nuk lejohen pijet freskuese apo alkooli)

Mund të hani sallatë të freskët me kastravecë apo lëng kastraveci mes shujtave tuaja.
Çdo herë që ndjeheni të uritur i konsumoni që të dyja. Sasia është e palimituar.

Menyja e dietës së kastravecit për një ditë
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe sallatë me kastravecë
Mes vakteve: Një mollë e madhe apo pjeshkë (më të vogla se 200 gramë)
Drekë: Bukë integral me sallatë kastravecëve
Mes vakteve: Lëng kastraveci
Darkë: Sallatë frutave (300 gramë)

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: