E freskët si një kastravec. Kendall Jenner ironizoi veten duke u veshur si një kastravec për Halloween, disa muaj pasi ajo u bë virale për shkak se nuk dinte se si ta priste perimin në feta.

Modelja, 26 vjeçe, veshi një kostum kastraveci të prerë në feta, ngjyrë jeshile të errët dhe çizme në disa foto të shpërndara në Instagramin e saj të hënën.

“Unë do të jap fruta dhe perime sonte”, ka shkruar ylli i “Kardashians” mbi fotografinë, ku mbante edhe një thikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja postoi gjithashtu një video veshjes së saj qesharake në Tik Tok me një audio rreth kostumeve “të përdala” nga filmi “Mean Girls”.

@kendalljenner

🔪🥒

♬ original sound – Julian Burzynski

https://www.tiktok.com/@enews/video/7160821687833857326?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7152892198856623622

Edhe pse Jenner i çaktivizoi komentet e saj në aplikacionin e ndarjes së videove, fansat u mblodhën në platforma të tjera të mediave sociale për ta lavdëruar modelen për vazhdimin e shakasë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb