TIRANË- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, që do të mbahet mend gjatë për golin që shënoi ndaj Rumanisë në Kampionatin Europian duket se ka vendosur të merret pak edhe pamjen e tij të jashtme.

Futbollisti nga Elbasani i është nënshtruar një operacioni plastik në hundë dhe për këtë i ka besuar një prej spitaleve private më me eksperiencë në vendin tonë, Spitalit Amerikan.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale Sadiku shfaqet me hundën e fashuar, por shumë i qeshur, çka na bën të kuptojmë se çdo gjë ka shkuar sipas pritshmërive.

Nuk e dimë nëse në këtë periudhë festash, futbollisti që luan me Zyrihun ka vendosur ta kalojë në Shqipëri pranë familjes, por jemi të sigurt që rikuperimin pas operacionit do ta ketë të shpejtë!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: