Manchester United dhe Liverpul kryesfidën e kësaj jave në “Premier Ligë” e kanë mbyllur në paqe. Të dy ekipet kanë shënuar nga një gol duke përcaktuar rezultatin final 1-1. Një sfidë e cila sipas statistikave në 2015-ën rezultoi si takimi më i ndjekur në botë, por sot nuk kënaqi asnjë nga kahët e tifozërive.

Pogba ishte shkaktari i golit të parë dhe fatkeqësisht për të në favor të Liverpulit, pasi shkaktoi një 11-të metërsh duke prekur topin me dorë pas një krosi, të cilin Milner e ekzekutoi saktë në minutën e 27-të.

Duhet të kalonin shumë kohë që Zlatan Ibrahimoviç t’ju prishte festën “redsave’. Në të 84-ën pas një insistimi të gjatë të Manchester United Ibra finalizon aksionin me kokë.

Të dyja ekipet u ndanë me një pikë duke e ngjitur Manchesterin në kuotën e 40 pikëve dhe përkatësisht në vendin e 6-të, dy pikë më pak se City. Ndërsa Liverpul mban vendin e tretë me 45-së pikë, me barazimin që krijon një hendek më të madh me Chelsean kryesues, 51 pikë.

Më këtë rezultat merr fund ecuria pozitive e United me 9-të fitore radhazi në të gjithë kompeticionet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb