Një gjeneratë e re avionësh mund t’i çojë pasagjerët nga Londra në Nju Jork për vetëm 20 minuta, thotë krijuesi i tij.

Idea e një avioni, të quajtur Antipod, erdhi nga projektuesi kanadez Charles Bombardier. Projekti i tij mund të shohë një teknikë të re të quajtur “penetrim i gjatë”, që përdoret për të ndihmuar në rritjen e shpejtësisë së avioni shumë herë më shumë se sa munden avionët normalë.

Avioni mund të mbajë 10 pasagjerë dhe nisjen mund ta bëjë në të njëjtin aeroport me gjithë avionët e tjerë. Nëpërmjet motorëve ‘raketorë’, avioni mund të ngjitet në 12 mijë metra lartësi. Duke qenë supersonik, avioni Mach 24, arrin shpejtësi 10 herë më të lartë se një Concorde.

Avioni do të mund të fluturojë me shpejtësi 16 milje/orë në krahasim me një Boeing 747 që arrin shpejtësinë 570 milje/orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: