Një fenomen i rrallë në futboll ka ndodhur në Honduras, ku një tifoz ka ndihmuar skuadrën e tij të shënojë golin e barazimit.
Ishte minuta e fundit e takimit mes CD Olimpia dhe CD Motagua, kur një tifoz u fut në fushë me një top futbolli.
Ai u vërsul drejt portës kundërshtare duke goditur topin për në rrjetë. Atë moment skuadra e Olimpias kishte organizuar një rast të mirë dhe me ndihmën e tifozit që mashtroi portierin, arritën të shënonin golin e barazimit. Përkundër shumë protestave drejt gjyqtarit kryesor, ky gol u vendos si i rregullt.
https://www.youtube.com/watch?v=oIC4i5qqM_s