Joao Mario ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e Champions League, që Benfica luajti në “Da Luz” ndaj Interit. Ish-mesfushori i njohur i zikaltër, Joao Mario zhvilloi një pjesë të parë fantastike, ku shënoi 3 herë.

Gjithsesi zhgënjimi ishte i madh në pjesën e dytë, pasi takimi përfundoi në barazim 3-3. Portugezi refuzoi të merrte topin në shtëpi, dukshëm i mërzitur. 30-vjeçari ka luajtur në Portugali për rivalët e Sporting, ndërsa në Angli ka mbajtur veshur fanellën e West Ham.

Sa i takon ecurisë në Champions të Benficës, pas 5 ndeshjesh, ekipi mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar. Ndeshja e fundit është ndaj Salzburg në tokën austriake.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: