VLORË – Ditën e sotme policia kufitare ka ndaluar dy shtetas grekë që po peshkonin në ujërat shqiptare. “Tek vendi i quajtur “Ishulli i Francezit” rreth 0.8 milje në ujërat tona u konstatua një mjet lundrues tip Gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin “ORION” me dy shtetas grekë në bord: A.F, 41 vjeç S.F,13,  babë e bir.

Policia kufitare e Vlorës bëri të mundur kapjen në flagrancë të këtyre dy shtetasve grekë, si dhe bllokimin e sekuestrimin e mjetit lundrues, me dy motora të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP. Ndaj tyre ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”  dhe “Peshkimi i ndaluar”.

Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmborë u gjet në det i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 m dhe gjërësi 1.8 m, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP. Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: