TIRANË- Debate në seancën e sotme plenare ka pasur edhe mes deputetit socialist Paulin Stërkaj dhe atij demokrat Sali Berisha. Stërkaj i ka kërkuar opozitës dhe Berishës ti japin fund komedisë, ndërsa ka aluduar se videoja e Tom Doshit është një bashkëpunim mes drejtorit të OSHEE në Shkodër dhe Dritan Priftit. Nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur Stërkaj se ai që e ka akuzuar për lidhje me krimin ka qenë Edi Rama.

Stërkaj: Të nderuar komedianë dhe komediane. Më vjen turp që gjendem në këtë parlament. Kisha vendos të mos dilja në këtë foltore për çështjen e zotit Doshi. Por më ka humbur durimi sepse po shoh se çfarë reagimi ka bërë opozita. Po më vjen shumë turp për zotin Berisha që vazhdon komedinë. S’ka qenë mashtrim, ka qenë një bashkëpunim i ish-drejtorit të KESH-it. Duhet të kontrollohet pasuria e Dritan Priftit, më i pasuri në Shqipëri. Kjo situatë kriminale duhet të na shqetësojë ne. Tomën e kam pas koleg, e kam pasur edhe kundërshtar. Edhe në ‘97 kam qenë komandant i forcave speciale, e di mirë qëndrimin që kam mbajtur ndaj urdhrave të paligjshme që kam marrë. Tërhiquni nga kjo komedi se është marre. S’kam shkelur kurrë ligjin. Më ke dekoruar me “Shqiponjën e artë”. S’ka ndonjë burrë në Shqipëri që të më përdorë. Ishalla nuk më kë vunë dhe mua gishtin se po më përdore dhe mua për viktimë është keq puna.

Berisha: Paulin nëse ka njeri që të ka simbolizuar me krimin ka qenë Edi Rama. Berisha kurrë. Ki burrni të paktën me veten tënde. Nuk të ka akuzuar njeri asnjëherë, në asnjë rast përveç atij që është pas shpinës sime. Ke kryer detyrat ashtu siç thua ti. Pse i thua ti Sali Berishës se të akuzon, kur e bën Edi Rama.

Stërkaj: Berisha më bërë një shantazh të vogël. Unë deklaratat e kryeministrit i kam lexuar drejt dhe jo ashtu siç thoni ju. Mua më mbështet elektorati i Malësisë së Madhe. Ata më duan. Ata të duan edhe ty po kohët e fundit nuk të kuptojnë se nuk je mirë. 10 mijë vota më shumë kemi për të marrë në zgjedhjet e 21 qershorit, do ta shihni kush është Paulin Stërkaj.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: