SHBA-Ish presidenti Barack Obama u shfaq mbrëmjen e djeshme në New Jork, teksa dilte nga një kafene, duke bërë që turmat e njerëzve ta përshëndesnin atë.

Edhe pse qytetaret e New Jorkut janë mësuar të kenë përreth personazhe të famshme, prania e ish presidentit Obama i bëri ata të mblidhen përreth kafenesë së rrjetit Starbucks, ku më pas 55 vjeçari, i cili ka udhëhequr Shtetet e Bashkuara për dy mandate u shfaq me një kafe në dore duke i përshëndetur të pranishmit.

Vizita më e fundit e Obamës në New Jork, ose siç njihet ndryshe Big Apple vjen vetëm disa ditë pasi Obama u shfaq së bashku me bashkëshorten e tij Michele dhe presidentin e kompanisë Virxhin, Richard Branson duke pushuar në ishujt Virxhin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: