Një person u gjet i vdekur të hënën në ujë pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Barack Obama, në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

”Zhytësit e Policisë së Shtetit të Massachusetts gjetën 45-vjeçarin në Edgartown Great Pond rreth orës 10:00 (14:00 GMT), më pak se 24 orë pasi ai u zhduk”, sipas MVTimes.com.

Ai u identifikua të hënën në mbrëmje si Tafari Campbell, një punonjës i Obamës i cili po vizitonte Martha’s Vineyard.

”Campbell ishte një kuzhinier i njohur për prodhimin e një birre speciale në Shtëpinë e Bardhë të Obamës”, sipas Chicago Sun-Times.

Policia e Shtetit tha se as Barack dhe as Michelle Obama nuk ishin në rezidencë në kohën e vdekjes së Campbell.

“Tafari ishte një pjesë e dashur e familjes sonë”, tha Obama në një deklaratë.

“Kur po bëheshim gati të largoheshim nga Shtëpia e Bardhë, i kërkuam Tafarit të qëndronte me ne dhe ai pranoi bujarisht”, shtoi ai.

”Campbell ishte nga Dumfries, Virxhinia”, tha policia. Hetimi i vdekjes është në vazhdim e sipër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb