VLORË – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Një djalë 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu “çifte”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Dukat, ku adoleshenti me inicialet D.J. vrau veten në një kasolle ngjitur me banesën e tij që shërbente për bagëtitë e imëta.
Sipas policisë, në momentin kur minoreni ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga familjarët e tij (prindërit) sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana.
Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.
(e.f/BalkanWeb)