AUSTRALI-Në qendrën wellness të vegjlit lundrojnë në vaska me ujë shumë të pastër dhe pastaj shijojnë një masazh relaksues. Një trajtim që favorizon gjumin dhe largon disa sëmundje tipike të të sapolindurve, siç janë dhimbjet e barkut. Klientët e ‘Baby spa’ të Perth, në Australi, janë të gjithë më pak se gjashtë muajsh. Qendra e relaksit, ofron hidroterapi dhe masazhe me vaj hidratues dhe realksues.

Të vegjlit rrinë në pishinë nëpërmjet një komardareje të quajtur ‘Bybby’, e cila vendoset në kokë si një jastëk, duke i dhënë atyre mundësinë të qëndrojnë aty vetë dhe koka të mos i laget. Kjo Spa për bebe, është e para në Australi e këtij lloji. Ideja është e Laura Sevenus, ish notare dhe mësuese noti për fëmijë.

Gjatë viteve ajo ka hapur një spa për bebe në Angli, Afrikën e Jugut, dhe Spanjë. ‘Tridhjetë minutat e kaluara në ujë dhe në një temperaturë të kontrolluar për bebe, kanë një efekt shumë të mirë për të sapolindurit. Kur kthehen në shtëpi, ata flenë më qetë’, tregon Sevenus. ‘Ata do të kenë me pak dhimbje barku dhe probleme kardiake dhe respiratore’. Një orë trajtim kushton rreth 70 euro.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb