Nga ENRIK MEHMETI

VLORË- Projekti i shumëpritur i Lungomares është drejt përfundimit por një prej veçorive më interesante të tij ka dalë tashmë në dritë. “BalkanWeb” sjell pamjet mahnitëse të bëra me dron. Një rreth mbi 1600 metra katror është vendosur në ujë në formen e ishullit në afërsi të zonës së njohur si ish-Aulona ndërkohë që kryeministri e ka etiketuar si “Hija e Diellit”.

Në afërsi të ishullit janë vendosur dhe disa shkallë të cilat do të jenë funksionale në formën e një amfiteatri. Rrethi është vendosur në një nivel të tillë që do të shfaqet dhe zhduket në varësi të baticës dhe zbaticës.

Burime nga Bashkia e Vlorës bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se në përfundim, projekti do jetë unik në llojin e tij ku do të funksionojë dhe për aktivitete apo shfaqje kur ishulli të jetë mbi ujë. Të njëjtat burime shtojnë se kjo do të jetë një prej pikave më atraktive të qytetit të Vlorës, ku turistë e vizitorë do të vijnë enkas për ta parë, vizituar, fotografuar apo kaluar kohë mbi të duke marrë një rëndësi dhe interes ndërkombëtar.

Më herët ishte kryeministri, Edi Rama që me anë të mesazhi në rrjetin social “Facebook” iu uroi sot “Mirëmëngjes!” shqiptarëve me statusin: “Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje tërheqëse të ‘Hijes së Diellit’ mbi bregun e Lungomares, një disk që shfaqet gjatë zbaticës e zhduket gjatë baticës, përballë shkallares së bukur përgjatë vijës së rilindur bregdetare të qytetit”, – ka shkruar Rama në “Facebook”.
rama
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1296078130441141/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: