SHKUP -Nga frika se do të dërgohet në opozitë, partia e Nikola gruevskit vazhdon që të ashpërsojë fjalorin ndaj kreut të LSDM-­së, por edhe kundërshtimet ndaj zyrtarizimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

VMRO­D-PMNE e sulmoi partinë e Zoran Zaevit, ditën e sotme përmes një njoftimi për shtyp, me pretendimin se ajo ka për synim që të fusë në Maqedoni dy­gjuhësinë e plotë, pra edhe Gjuhën Shqipe krahas asaj maqedonase.

Kjo parti e quajti Zaevin, kryeministrin në pritje, ‘kriminal i falur’ faji dhe thotë se, maqedonasit nuk votuan në zgjedhjet e dhjetorit për dy­gjuhësi, siç sipas tyre ka në plan të bëjë LSDM.

“Krimineli i aboluar Zoran Zaev është vetëm një person nën shantazh, i cili është i frikësuar nga burgu për të gjitha krimet që i ka kryer, është i gatshëm që të pranojë gjithçka dhe të realizojë të gjitha kërkesat të cilat janë në kundërshtim me interesat më të larta nacionale dhe shtetërore”, thuhet në deklaratën e sotshme të VMRO-­DPMNE-­së.

“Shumica e qytetarëve nuk votuan as për platformë të Tiranës, as për dygjuhësi, as për debate për himnin, as stemën ose flamurin. Qytetarët nuk votuan as për para të reja as për uniforma të reja. Platforma e Tiranës ishte e imponuar më pas që të manipulohet me vullnetin e shumicës”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë pse Zoran Zaev, në fillim të muajit, kur e prezantoi propozim­-programin e LSDM­-së për qeverinë e tij në pritje, sqaroi se ai është kundër platformës shqiptare, të paktën kundër pjesëve për të cilat flet në njoftimin e sotëm VMRO-­DPMNE.

Zaevi është shprehur më herë se ai është kundër zyrtarizimit të plotë të Gjuhës Shqipe.

Madje ai kërkesat e partive shqiptare për të miratuar një ligj i cili do të bënte Gjuhën Sshqipe të përdorshme edhe në valutën Denar dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë, i quajti edhe ‘kundërkushtetuese”.

Kujtojmë ndërakq, se VMRO­-DPMNE vite më parë në një ligj të dakorduar me BDI-­në mundësuan edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, pora tani duket se janë penduar pse e kanë bërë këtë.

VMRO-­DPMNE kërkon që procesi i stërzgjatur plot 16 vite i zyrtarizimit të Shqipes të ndalet krejtësisht, dhe po bën fushatë të ashpër kundër Gjuhës Shqipe dhe ndaj Zaevit, i cili ka vendosur që të krijojë qeveri koalicioni me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb