TIRANË – Partia Demokratike ka vijuar edhe pasditen e sotme protestën pranë Kryesisë së Kuvendit me thirrjet “Meta ik”, drejtuar kreut të Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, që udhëhiqte protestën, tha se “kjo është rruga e drejtë dhe ne nuk tërhiqemi.Jemi të vendosur të largojmë kriminelët nga Kuvendi.”

Por, nesër pritet që kjo parti të mbajë një protestë më të veçantë, para Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur do të nisë seanca plenare. Ndaj, Policia e Shtetit ka njoftuar se do të marrë masat e duhura, me qëllim që ajo të zhvillohet normalisht duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugën “George W. Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri tek “Partizani i panjohur”

“Në datë 19 mars 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një proteste në rrugën “George Ë. Bush”, pranë hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, – thuhet në njoftimin e Policisë. – Policia e Tiranës do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste. Për këtë qëllim njoftohet se do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “George Ë Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”

Gjithashtu do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015,”-thuhet në përfundim të tij.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: