Ajo e ka treguar edhe më parë që është shumë e lidhur me prindërit dhe rrjedhimisht edhe me politikën. Bëhet fjalë për Erën, vajzën e vogël të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, që edhe sot nuk e ka lënë vetëm të atin ndërsa ai do të jepte intervistë në emisionin “Opinion”.
Meta shihet teksa zbret nga makina ku është edhe Era dhe më pas në ambientet e brendshme të Klan, po ashtu i shoqëruar nga vajza e tij e vogël.
Era është bërë shpesh objekt i bisedës edhe në forumet e ndryshme të LSI-së, forcë nga vjen Presidenti Meta. madje në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta tregoi edhe se si e priti lajmin për zgjedhjen e tij në krye të shtetit.
(m.k/BalkanWeb)