DURRES-Një 23-vjeçare, e cila prej gati 3 vitesh ishte larguar nga banesa në Shënavlash të Durrësit, është kapur dje në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet K.C., ishte larguar nga banesa në datë 22.09.2014.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore e reja kishte pohuar se ishte larguar me dëshirën e saj, si emigrante në Gjermani.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: