Në ditët e fundit të merkatos së verës së shkuar Chelsea surprizoi duke shpenzuar 45 mln euro për rikthimin e David Luiz në shtëpi. Kjo goditje rezultoi deçizive pasi braziliani ishte lojtar kyç në repartin e mbrojtës së skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte që mori “Premier Laegue-n” në sezonin e parë që drejtoi në Angli.

Por titulli i parë ishte edhe për Luiz pasi në të kaluarën kishte dështuar t’a fitonte.

Për të festuar, David Luiz ka shpenzuar mbi një milionë paundë për t’i blerë nga një dhuratë të gjithë shokëve të skuadrës, trajnerit Antonio Conte dhe pronarit Roman Abramoviç. Bëhet fjalë për rreth 30 byzylykë prej floriri 18 karat të cilave ia shpërndahu shokëve të skuadrës të premten në mëngjes në qendrën stërvitore të Chelsea në Cobham, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000325022321
Varësja e dorës mund të përdoret edhe si mbajtës çelësash dhe zakonisht i jepet atyre që marrin makina të tipit Bentley, Ferrari apo Bugatti.

Pronari Abramoviç e mori edhe më speciale dhuratën e tij, teksa në varësen e rusit kishte një pjesë nga një meteor që ka rënë në tokë 5 milionë vjet më parë.
4089531200000578-0-image-a-14_1495196097091
“Senturion” ishte marka që u mor me prodhimin e këtyre byzylykëve që vlerën totale e kanë më shumë se 1 milionë paundë. Bërja e secilës prej varëseve ka dashur deri në 70 orë punë. “Zoti është i madh” është mesazhi i shkruar në secilën prej dhuratave që David Luiz i bëri shokëve të ekipit.

Rreth 40 mijë paundë ka bërë secila prej tyre varëseve, më shtrenjta e Roman Abramoviç. Luiz ndoqi shembullin e Didie Drogba, i cili i dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës nga një unazë me diamante, pasi fituan në finalen e “Champions League” kundër Bayern Munich.

fao sport online  - Didier drogba -  @FondationDrogba is presenting commemorative rings to each of Chelsea team mates & @chelseafc back room staff pic.twitter.com/6fdzwVOP
fao sport online – Didier drogba – @FondationDrogba is presenting commemorative rings to each of Chelsea team mates & @chelseafc back room staff pic.twitter.com/6fdzwVOP

Kosto për sulmuesin nga Bregu i Filshdishtë shkoi deri në 1 milionë euro, ndërsa Luiz ka shpenzuar 1.2 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: