FIER – Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur sot përpara qytetarëve të Fierit, se Partia Socialiste është e vetmja parti që mund ta bëjë Shqipërinë shtet. Në fjalën e tij kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë që tani që edhe e ka takuar disa herë, është i bindur që ky i fundit nuk mund të bëjë shtet, shkruan BalkanWeb.

“Tani që e njoh dhe nga afër Lulin, ju them harrojeni. Ka vetëm një fuqi që mund ta bëjë deri në fund shtetin, amanetin e rilindësve dhe dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për vendin, dhe kjo është vetëm PS,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se në jetën e tij nuk e kishte pritur t’i lutej një njeriu sa i është lutur Bashës për ta takuar.

“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda. Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin.  Ne nuk bëjmë presione. Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre. U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na, s’ma merrte mendje që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: