KAVAJE- Kandidati për deputet në Qarkun Tiranë Arben Ahmetaj, i deleguar në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, zhvilloi sot një vizitë në një agrobiznes në Gosë, në një fermë të prodhimit bujqësor.

Ahmetaj shpjegoi se në katër vitet e mandatit të parë, jo pak është bërë për bujqësinë dhe fermerët, përmes skemave të garancisë dhe financimit, por ka ende shumë për të bërë prandaj në Programin e Partisë Socialiste për mandatin e dytë qeverisës, bujqësia është një nga shtyllat kryesore të Programit, përmes promovimit të fermave mbi 5 hektarë për rritjen e produktivitetit si dhe mbështetjen direkte të fermerëve, përmes skemave direkte të financimit apo masave lehtësuese si përjashtimi nga TVSH I imputeve bujqësore.

“Sot patëm mundësi që të bashkëbisedonim për programin e Partisë Socialiste për bujqësinë. Programi jonë për bujqësinë ka në themel mbështetjen për fermën dhe fermerin, duke nxitur fermat në njësi më të madhe se 5 hektarë, për të promovuar një ekonomi shkalle më produktive. Në të njëjtën kohë, patëm rastin dhe mundësinë të ndajmë opinione me fermerë, për mbështetjen që kemi planifikuar në katër vitet që vijnë prej më shumë se 300 milionë euro, nëpërmjet instrumenteve të mbështetjes direkte nga AZHBR-ja, nga Agjencia e Pagesave, nëpërmjet instrumentit të garancisë që kemi incentivuar dhe promovuar përpara gjashtë muajsh dhe sigurisht nëpërmjet instrumentit të IPARDI-it, program me Bashkimin Europian, i cili në krye të gjashtë muajve do të jetë efektiv dhe ferma si kjo mbi pesë hektarë, për kuriozitet të qytetarëve është një fermë prej gjashtë hektarë domate për industri, pra për salcë apo domaten e thatë.

Mund të jetë nga përfituesit e parë dhe në të njëjtën kohë është një në takim me fermerët apo edhe me banorët e zonës, kur iu kërkojmë mbështetjen për kryeministrin Edi Rama dhe për Partinë Socialiste, kemi mundësi që të ndajmë opinione, ide për ta përmirësuar akoma më tej programin e Partisë Socialiste” -tha Ahmetaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: