Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të dalë me një qëndrim zyrtar të institucionit që drejton rreth pakënaqësisë që shfaqi sot trajneri De Biazi i cili bëri të qartë se nuk do të rinovonte më në Shqipëri.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” menjëherë pas konferencës së teknikut, Duka u përgjigj se trajnerit i kishte dhënë “dashurinë e jetës” dhe ajo ishte maksimumi që mund t’i ofronte

“Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di nëse është e vërtetë. ne i kemi besuar dashurinë e jetës (Kombëtaren), çfarë mund të bënim më shumë!”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb