Theo Hernadez zyrtarisht është një lojtar i Real Madrid. Futbollisti i cili u ble për 26 mln euro nga rivalët e qytetit, Atletico Madrid, ka bërë prezantimin me skuadrën e tij të re në “Santiago Bernabeu” përpara 8 mijë tifozëve “galaktik”.
Drejtuesit e skuadrës i rezervuan një pritje të ngjashme përpara publikut siç kishin bërë më parë yje si Ronaldo e Kaka dhe si duket kjo e ka emocionuar shumë francezin, raporton “SPORTBible”.
Theo që e pret një konkurencë e ashpër në krahun e majtë të mbrojtjes me Marcelon, “harroi” se si të xhonglonte topin, duke mos arritur t’a kontrollojë si duhet sa herë që ai e prekte. Situatë të cilës Theo i dha fund duke marrë topin në duar, por të paktën për pak ditë e ka të pamundur t’ju shpëtoj raportimeve në rrjetet sociale.
(e.k/BalkanWeb)