TIRANE– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Ibë, në Tiranë, ditën e sotme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha, por për shkak të erës rrezikojnë të përhapen edhe pranë zonave të banuara.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

I kontaktuar nga “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nga zjarri në Ibë, rrezikohen edhe disa banesa.

Prençi tha se drejt kodrave të Ibës është nisur edhe një helikopter, për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

“Për rreth 30 minuta ka mbërritur helikopteri që po operonte në një operacion tjetër në Mirditë. Zjarri në Ibë është në një terren të vështirë që nuk jep mundësinë e veprimit nga toka. Me mbërritjen e helikopterit është izoluar perimetri i zjarrit, dhe forcave tokësore u është mundësuar ndërhyrja për të shuar ato pjesë të zjarrit që kanë mbetur pas ndërhyrjes me helikopter. Nga zjarri rrezikohej edhe linja e tensionit të lartë”, tha Prençi për “News24”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb