SHKODËR– Rreth orës 22.20 në vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik–Bajzë Malësi e Madhe ka ndodhur aksident. Raportohet për dy persona të plagosur. Sipas policisë, janë konstatuar se janë përplasur mjetet tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe. Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L. dhe thuhet se një nga personat ka humbur gjymtyrët. Ndërsa shtetasi K V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 30.07.2017, rreth orës 22.20, në , vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik – Bajzë Malësi e Madhe, kemi marrë njoftim se ka ndodhur aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se janë përplasur mjetet tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe,
Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L.
Ndërsa shtetasi K V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



(i.ç/BalkanWeb)
