Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, komentoi garën për kryetar të PD dhe vijimësinë e këtij procesi gjatë ditës së sotme, ku votimi nisi në orën 08:00.
Gjatë fjalës së tij, analisti Murati tha se fakti që zgjedhjet janë me një kandidat, tregon se procesi nuk ka shumë rëndësi. Po ashtu ai theksoi se një pjesë e popullit opozitar është i zhgënjyer.
Fakti që PD bën zgjedhje me një kandidat është një çështej parimi. Nuk është çështja se Salianji do zbulojë vota të manipuluara. Problemi është që nuk duhej lejuar nga e gjitha familja opozitare demokrate që të zhvilloheshin zgjedhje me një kandidat. Procesi ka rëndësi kur ka dy kandidatë sepse ka garë. Në momentin që ka vetëm një procesi nuk ka rëndësi, por vetëm rezultati. Nëse do zbatohej statusi i PD, ndoshta Berisha nuk do kandidonte më. Ervin Salianji ka arritur që edhe pa qenë deputet të faktorizohet politikisht. Ai ia ka dalë të jetë faktor politik, por se si do vijojë më pas, do shihet”, tha analisti Murati.
Kujtojmë se më herët, Ervin Salianji iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit e konsideroi “përfaqësues të botës së krimit” gjatë deklaratës së tij lidhur me publikimin e fletëve të votimit me emrin e ish-deputetit demokrat.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon Berishën se është kthyer në “simbol të votimit pa garë” dhe “uzurpator pa zgjedhje”, ndërsa e cilëson procesin për zgjedhjen e kreut të PD-së si farsë.
“Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasësin e shpresës së qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar Salianji në reagimin në Facebook.
